Meta: Berisha ktheu Shqiperine ne vitin “0”

15/02/2009 20:20

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta ka qene ne Lushnje ku eshte takuar me anetare dhe simpatizante ne kete qytet.

Duke u fokusuar tek deshtimet e qeverise ne te gjithe sektoret kyc per vendin, Meta theksoi se menyra sesi kryeministri ka lene ne harrese pensionistet eshte tregues i qarte i mashtrimeve dhe demagogjise me te cilen funksionon kabineti aktual qeverises.

Sipas Metes, shembull i kesaj eshte rrezimi qe kryeministri dhe kryetarja e Kuvendit i bene projektligjit te LSI-se per kujdesin ndaj moshes se trete.

“Jane ata pensioniste qe thane keneten e Maliqit, qe ndertuan te gjithe ato hidrocentrale, jane ate pensioniste qe ndertuan gjithe ato vepra te ujitjes qe ndertuan gjithe ate infrastrukture te bujqesise, jane ata pensioniste veprat e te cileve Sali Berisha i shkaterroi per ta kthyer Shqiperine ne vitin ‘0’. Jane ata qe vuajne cdo dite rritjen e cmimeve si rezultat i politikave teresisht te gabuara te kesaj qeverie”, eshte shprehur Meta.

Kryetari i LSI-se, Ilir Meta e quajti bujqesine nje prioritet dhe premtoi dyfishim apo trefishim te investimeve te qeverise per kete sektor.

“Te dyfishosh apo trefishosh qe ne fillimet e nje mandati qeverises investimet ne bujqesi nuk eshte aspak premtim apo shperdorim, por eshte nje detyre e nje qeverie te pergjegjshme e nje qeverie sociale. Jam i bindur qe bujqesia eshte dhe duhet te jete nje nga shtyllat kryesore te ekonomise sone kombetare, perderisa ne synojme dhe i kemi te gjithe potencialet qe te zhvillojme edhe turizmin”, tha Meta.

Sipas tij, qeveria aktuale jo vetem qe eshte e paafte, por nuk ka edhe asnje dimension human per t’ju gjendur prane qytetareve ne veshtiresi.

Top Channel