Kosove, shperthim i fuqishem ne Mitrovice
15/02/2009 08:05
Nje shperthim i fuqishem, me shume mundesi i shkaktuar nga nje granate, ka tronditur mengjesin e sotem lokalitetin e Mitrovices.
Lajmin e bejne te ditur burime prane Sherbimit Policor te Kosoves, sipas te cilave per momentin nuk rezultojne viktima apo te plagosur.
Shperthimi ndodhi ne nje lagje me shumice serbe dhe ka shkaktuar deme materiale. Ne vendngjarje mberriten menjehere forcat e NATO-s, te cilat izoluan zonen.
Top Channel