Italia: Shqiperia po mbron baronet e droges

15/02/2009 12:15

Artan Shabani, Eno Prifti, Haliv Fici, Skender Jusufi, Artur Vaqo, Nako Uta, Krenar Çobaj dhe Akil Dardhanjori. Keta jane baronet e trafikut te droges ne Shqiperi, “tranzituesit e shenjte” drejt Italise dhe Evropes te heroines dhe se fundi edhe te kokaines.

Ne qender te hetimeve me te medha te Drejtorise Investigative te Antidroges se Barit te kryera ne harkun kohor prej vitit 1997 deri ne vitin 2008, te cilat jane shoqeruar shpesh dhe me arrestime, rezulton se ka ende disa “kokrra te rendesishme” te ketyre hetimeve qe jetojne ne liri te plote mes Durresit dhe Vlores ne qetesi dhe paprekshmeri totale.

Por njesoj si keta po kaq te rendesishem mendohet se ka gjithsej 148 shqiptare te kerkuar nga drejtesia italiane qe jane duke kaluar “denimin” e tyre neper oborret e shtepive ne Shqiperi.

Top Channel