Elbasan, tre te vdekur ne dy aksidente

15/02/2009 17:20

Tre persona humben jeten ne dy aksidente ne rrethin e Elbasanit gjate oreve te para te mengjesit te se dieles.

Aksidenti i pare u regjistrua ne segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku nje automjet tip “Honda” doli nga rruga dhe u perplas me nje makine me targa te Lushnjes duke lene te vdekur ne vend, drejtuesin e saj Ilirian Osmani, 50 vjec.

Tre ore me vone, ne segmentin rrugor Elbasan-Librazhd humben jeten dy te rinj.

Qe te dy viktimat ishin duke udhetuar me shpejtesi dhe dolen nga rruga ne fshatin Labinot.

Pas disa perplasjeve te automjetit ne rruge, te rinjte nga Elbasani mbeten te vdekur ne vend.

Policia tha se te dy aksidentet ndodhen si pasoje e shpejtesise tej normave te lejuara ne segmenet perkatese.

Top Channel