Ekonomi, rritet deficiti tregtar

15/02/2009 14:40

Te dhenat me te fundit zyrtare te tregtise me jashte po konfirmojne nje rritje te forte te deficitit tregtar. Sipas INSTAT, ne muajin dhjetor deficiti arriti rekordin historik mbi 36.1 miliarde leke.

Kjo situate po vjen per shkak se kriza po e godet tregtine me jashte te Shqiperise ne dy ane te kunderta te medaljes. Nga njera ane eksportet kane ulur ritmin e rritjes, por nga ana tjeter kjo nuk po shoqerohet edhe me renien e importeve.

Per rrjedhoje, raporti i eksporteve ndaj importeve u tkurr ne piken me te ulet, vetem 16.1 per qind, qe sipas eksperteve eshte nje kercenim me teper per qendrueshmerine e lekut.

Me shume se 75 per qind e importeve shqiptare vijne nga Bashkimi Europian dhe financohen ne euro, ndaj dhe ekspertet thone se nje rritje e deficitit llogjikisht do te sjelle edhe rritjen e kerkeses per euro ne tregun e brendshem.

Top Channel