Dosjet, ne pritje te Kushtetueses

15/02/2009 15:25

Ne prag te seances plenare ku perfshihet ne rendin e dites ngritja e autoritetit per verifikimin e figurave, i cili konsiderohet si hapi i pare per zbatimin e ligjit te lustracionit, kryeministri Sali Berisha, ka shfaqur shenjat e para per shtyrjen e zbatimit te ketij ligji.

Gjate vizites ne ekspoziten me fotografi te disa familjeve shqiptare qe mbrojten me qindra hebrej nga holokausti, kryeministri Berisha nuk iu pergjigj pyetjes nese do te priste vendimin e Gjykates Kushtetuese per ligjin e lustracionit.

Por, duke permendur respektimin e shtetit ligjor ne procesin e denimit te krimeve te komunizmit, kreu i qeverise nuk kundershtoi zerat per moszbatimin e ligjit te lustracionit.

“Te jeni te bindur se per forcen politike qe kryesoj, ndarja e Shqiperise me krimet e kryera nga sistemi komunist eshte nje proces i pandalshem e i pakthyeshem, por qe do kryhet ne perputhje me rregullat e shtetit ligjor. Shteti ligjor eshte nje kusht i ketij vendi”, eshte shprehur Berisha.

Ky qendrim i kryeministrit Berisha vjen pas presionit ne rritje te faktoreve te rendesishem nderkombetare, te cilet i kerkojne qeverise te mos zbatoje ligjin e lustracionit perpara marrjes se nje vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

Megjithese nga mazhoranca nuk ka asnje qendrim per seancen e te henes, besohet se pika per ngritjen e autoritetit te verifikimit te figurave do te shtyhet, pasi deri tani, demokratet nuk kane depozituar ne Kuvend asnje kandidature per 2 vendet qe u takojne ne kete strukture.

Per Partine Socialiste kjo eshte e sigurte, pasi ajo ka kundershtuar ligjin si antikushtetues dhe pret qe javen e ardhshme Gjykata Kushtetuese te marre nje vendim per kerkesen e saj te pare, pezullimin e zbatimit te ligjit.

Top Channel