Policia e Kosoves ka arritur te bllokoje ne Prizren 16 kilograme droge te llojit heroine, me prejardhje nga Shqiperia dhe me destinacion tregun ne Kosove.

Menjehere pas mbledhjes se informacioneve te para, drejtoria kunder krimit te organizuar e Policise se Kosoves, pas nje operacioni te koduar me emrin “Rambuje”  ka arrestuar 10 persona, kryesisht te kombesise turke.

Gjate ketij aksioni jane sekuestruar edhe 5 grame te llojit marijuane e dy pistoleta te tipit “TT” me 55 fisheke. I gjithe operacioni ka filluar te premten pasdite dhe ka vazhduar deri ne oret e vona te mbremjes. Fillimisht policia ka kontrolluar tri vetura ku edhe jane gjetur substancat narkotike.

Ne vazhdim te operacionit, hetuesit me urdher te prokurorit publik te Prokurorise se Qarkut ne Prizren, kane kontrolluar edhe kater banesa, dy shtepi ne fshatin Mamushe te Komunes se Prizrenit, nje ne Prizren dhe nje ne Kline. Nga 10 personat e arrestuar ne fillim, gjashte jane liruar ne procedure te rregullt ndersa kater jane ne ndalim policor.

Top Channel