Drejtoria Rajonale e Policise ne Prishtine ka marre te gjitha masat e nevojshme per te siguruar rendin dhe qetesine publike ne rajonin e Prishtines, duke zhvilluar nje operacion te gjere ne kryeqytetin kosovar.

Hetuesit e stacionit “qendra” te mbeshtetur edhe nga njesia operative rajonale si dhe nga njesiti per gjurmim, kane ndermarre nje aksion me nje shtrirje te gjere ne rruget kryesore te Prishtines. Nga ky operacion jane vene ne pranga tre persona, dy prej tyre te dyshuar per armembajtje pa leje dhe njeri i kerkuar nga ana e policise me urdher te gjykates.

Nderkohe, gjate kontrollit te disa lokaleve ne rrugen “Agim Ramadani”, “Mark Isaku”, “Sokol Sopi” dhe “Ragbi” ne Prishtine, policia ka konfiskuar nje pistolete te tipit “TT”, dy revolvere “Colt Smith Winson”, 11 fisheke, dy jeleke anti-plumb, dy thika flutur, dy shufra metalike nje boks te hekurt si dhe nje sasi te vogel substancash narkotike.

Top Channel