Nderron jete diplomati shqiptar, Vladimir Prela

14/02/2009 19:25

Sot eshte ndare nga jeta diplomati i njohur shqiptar Vladimir Prela. Ai se fundmi ka sherbyer si ambasador ne ambasaden e Shqiperise ne Shkup dhe eshte vleresuar maksimalisht per punen e tij.

Vladimir Prela lindi ne 30 korrik te vitit 1949, eshte diplomuar per filozofi dhe gazetari. Ai ka nje karriere te gjate si gazetar dhe diplomat dhe ishte njohes shume i mire i ceshtjeve te rajonit. Ne vitin 1999, Vladimir Prela u be perfaqesuesi i pare diplomatik ne Kosove menjehere pas clirimit.

Ne vitin 2002 u largua prej andej per t’u emeruar ambasador i Shqiperise ne Maqedoni.  Vladimir Prela nderoi jete ne shtepine e tij ne Tirane pas nje ataku kardiak. Top Channel ju shpreh familjareve, miqve dhe kolegeve te tij ngushellimet me te thella per humbjen e parakohshme te njeriut te tyre te dashur. Nderkohe, neser ne ambientet e Ministrise se Jashtme do te zhvillohen homazhe ne nder te tij.

Top Channel