Mbeshtetja amerikane per Kosoven do te vazhdoje dhe nuk do te kete asnje ndryshim te kursit. Deklarata eshte bere nga analisti James Dobbins, drejtor i Qendres per Sigurimin Nderkombetar dhe Politikat e Mbrojtjes ne korporaten RAND.

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Dobbins ka thene se administrata demokrate, ka nje ndjenje pergjegjesie per Ballkanin ne pergjithesi dhe Kosoven ne vecanti, pasi ka qene edhe nje nga perparesite e politikes se jashtme te administrates Klinton dhe te vete zonjes Klinton.

Dobbins e shikon pozitivisht ecurine e zhvillimeve ne Kosove pas shpalljes se pavaresise dhe vlereson udheheqjen e vendit. “Per sa kohe qe situata te jete e qete dhe qeveria e Kosoves te vazhdoje te beje perpjekje te sinqerta per zgjidhjen e problemeve, mbeshtetja do te shtohet dhe me shume vende do ta njohin Kosoven”, ka vleresuar Dobbins.

Top Channel