Zbulimi, ADN ruan prejardhjen per disa shekuj

13/02/2009 19:15

Informacioni qe mban ADN-ja tek njerezit eshte aq i detajuar sa mund te zbulojme edhe kusherinjte me te larget. Dihet qe anetaret e se njejtes familje kane ADN pothuajse te ngjashme, por shkencetaret britanike kane bere nje tjeter zbulim interesant ne kete fushe.

Duke u bazuar ne kete fakt, ata kane zbuluar tek nje grup personash me te njejtet mbiemra se disa prej tyre jane pasardhes te nje familjeje ne shekullin XIV. Ne studim moren pjese 1600 persona me 40 mbiemra te perbashket. Keshtu, sipas Turi King e Mark Jobling nga Universiteti i Linkolnit, disa persona mes mbiemrave Grewcock, Wadsworth, Ketley kane nje rrenje te perbashket familjare.

E njejta gje nuk ndodh me mbiemra shume te perhapur si psh, Smith, pasi kete mbiemer e kane huazuar shume familje te ne te shkuaren. Fale ketij zbulimi, shume familje neper bote mund te gjejne rrenjet e perbashketa dhe ky eshte nje hap i madh per shkencen.

“Nese ne te ardhmen do studiohen raste te dyshimta te personave me te njejtin mbiemer, atehere kjo menyre qe ne zbuluam do jete shume efikase per te shuar kureshtjen e te interesuarve”, shprehet prof. Jobling

 

Top Channel