Sulm kamikaz ne Irak, vdesin 30 pelegrine

13/02/2009 12:00

Te pakten 30 pelegrine kane gjetur vdekjen, nga nje sukm vetevrases ne jug te Bagdadit. Policia tha se kamikazja ishte femer. 25 persona te tjere u plagosen nga sulmi ne Iskandiriya.

Objektiv i sulmit ishin besimtaret shiite, shumica e te cileve udhetonin drejt qytetit Karbala per te marre pjese ne nje ceremoni fetare. Ky eshte atentati i trete ndaj pelegrineve shiite, pas atyre ne Bagdad e Mosul, qe shkaktuan dhjetera viktima.

Sulmi ne Iskandiriya ndodhi pavaresisht rritjes se masave te sigurise ne rruge. Shumica e te vdekurve ishin gra dhe femije.

Top Channel