Perleshje ne Afganistan, vriten pese femije

13/02/2009 09:20

Nje perleshje me arme mes talebaneve dhe trupave australiane ne Afganistan, ka shkaktuar vdekjen e pese femijeve afgane.

Ngjarja ndodhi ne provincen Uruzgan. Ushtria australiane ka nisur hetimet per incidentin ku u perfshine trupat e saj. Ne nje deklarate thuhet se forcat speciale po bastisnin disa shtepi ne province, ne kerkim te militanteve, por u sulmuan prej tyre.

Ata u kunderpergjigjen duke hapur zjarr dhe mes viktimave rezultuan edhe pese femije. Australia ka 1100 ushtare te dislokuar ne Afganistan dhe baza kryesore eshte vendosur ne Uruzgan. 

Top Channel