Karzai: Eshte heret per largimin e amerikaneve

13/02/2009 14:35

Presidenti afgan Hamid Karzai deklaroi se me betejat e talebaneve, lulezimin e trafikut te droges dhe nje kufiri me Pakistanin qe besohet te jete baze per Al Kaeden, Afganistani nuk mund ta perballoje largimin e shpejte te trupave amerikane.

Ai shtoi se detyra e ketij kontigjenti nuk ka mbaruar ende. “Ne duhet te mundim terrorizmin dhe Afganistani duhet te qendroje me kembet e veta dhe te jete ne gjendje te mbrohet dhe te jete i sigurte”, tha presidenti ne nje interviste per CNN. Vetem atehere sipas tij, mund te largohen trupat e SHBA-se.

Komentet vijne ndersa presidenti Obama ka planifikuar te dergoje edhe 30 mije trupa te tjera ne luften kunder terrorizmit dhe ekstremizmit. Por ai shtoi se disa veprime te trupave kane shkaktuar probleme me afganet, pasi ne disa raste luftimet kane sjelle pasoja ne njerez dhe populli ndihet i rrezikuar.

Top Channel