Holande, 7 te arrestuar per komplotet per bomba

13/02/2009 12:00

Shtate persona jane arrestuar nga policia holandeze, pas dyshimit se po planifikonin te vendosnin bomba ne disa dyqane te Amstredamit.

Policia reagoi pas marrjes se nje telefonate anonime, qe paralajmeronte se sulmet duheshin marre seriozisht. Te ndaluarit, gjashte burra dhe nje grua jane shtetas holandeze me orgjine marokene. Pas alarmit, autoritetet mbyllen nje rruge te rendesishme me dyqane ne kryeqytet, si dhe anuluan nje koncert te paralajmeruar nga grupi “The Killers”.

Gjithashtu, ne shume ndertesa ne Holande dhe Belgjike  u zhvilluan kontrolle. Shumica e dyqaneve qe u mbyllen dje, do te vazhdojne te jene te mbyllura edhe sot.

Njoftimi qe mori policia paralajmeronte se sulmet ishin te planifikuara mire dhe se do te vendoseshin eksplozive ne dyqane dhe stacione autobusi.

Top Channel