Algjeri, atentat i dyfishte ne lindje, 7 viktima

13/02/2009 18:40

Shtate persona, mes te cileve dy agjente policie dhe nje zjarrfikes, kane mbetur te vrare nga shperthimi i dy bombave ne Foul el Metlag, ne lindje te Algjerise.

Lajmin e bejne te ditur agjencite lokale, sipas te cilave 4 personat e tjere ishin civile, anetare te se njejtes familje.

Sipas burimeve, civilet humben jeten nga shperthimi i njeres bombe, ndersa agjentet dhe zjarrfikesi nga nje bombe tjeter qe shpertheu kur ata mberriten ne vendngjarje.

Top Channel