SHBA, 61-vjecarja, Hirushja e medias

12/02/2009 12:00

Nje 61-vjecare e pastrehe dhe e varferuar nga kriza eshte kthyer ne Hirushen e medias amerikane.

Ajo pati mundesine t’i tregonte balle per balle presidentit Obama veshtiresite e jetes se saj dhe ka marre prej tij nje puthje, e cila i ka ndryshuar jeten teresisht.
 
“Im bir dhe une jemi te pastrehe”, tha 61-vjecarja, ndersa Obama iu afrua, i dha nje te puthur dhe i tha: “Do te bejme gjithcka per te te ndihmuar, por keshtu si ty ka shume qe vuajne”.

61-vjecarja humbi shtepine, kur i biri mbeti i papune. Gjetja e nje pune, nga e moshuara, e cila me pare kishte vuajtur nga kanceri, ishte nje mision i pamundur.

Por brenda disa oreve, asaj iu gjet nje shtepi, nje kompani i ofroi mobilimin falas, ndersa ka ardhur edhe oferta e pare per pune per te birin e saj, i cili ka si profesion informatiken.

Ne horizont duket edhe mundesia per punesimin e saj, si punonjese sociale. Dhe te gjitha keto…vetem disa ore pas puthjes se Obames!

Top Channel