Rusi, policia lufte me guerrilasit ne Ingusheti

12/02/2009 17:10

Te pakten 4 police ruse kane mbetur te vrare dhe tre te tjere te plagosur ne nje shkembim zjarri me nje grup guerrilasish ne Nazran te Ingushetise.

Lajmin e ben te ditur agjencia “Interfax”, sipas te ciles gjate luftimeve mbeten te vrare edhe disa militante.

Sipas burimeve, shkembimi i zjarrit ndodhi teksa forcat speciale ruse tentuan te hynin ne banesen e guerrilasve. Keta te fundit hodhen ne ere ndertesen kur e kuptuan se po sulmoheshin.

Top Channel