Paralajmerimeve te serbeve per tensionim te gjendjes ne veri, i eshte shtuar edhe nje deklarate e ministrit te Jashtem, Vuk Jeremic.

Ai ka terhequr verejtjen se me 17 shkurt, ne njevjetorin e pavaresise se Kosoves, nuk perjashtohet mundesia e destabilizimit te situates ne Kosove. Jeremic ka thene gjithashtu se pushteti serb do te perkujtoje 17 marsin e vitit 2004, kur ne Kosove, kur sipas tij eshte ushtruar dhune brutale ndaj serbeve.

“Nuk do te lejojme te harrohet ky pervjetor dhe do ta rikujtojme kete date tragjike”, ka shtuar ai. Sipas shefit te diplomacies serbe, problemet ne marredheniet me SHBA-ne kane ardhur si pasoje e mbeshtetjes se saj per pavaresine e Kosoves. Jeremic u shpreh se ardhja e administrates se re Obames nuk nenkupton asnje ndryshim drastik te politikes se Uashingtonit ndaj Ballkanit.

Top Channel