Australi, sistemi i alarmit do te shpetonte njerezit

12/02/2009 16:55

Nese ne Australi do te kishte funksionuar ne rregull sistemi i alarmit, vala e zjarreve nuk do te kishte shkaktuar aq shume viktima.

Mijera njerez u zune ne gracke, pasi u njoftuan me vonese per valen e zjarreve qe perparonte. Per kete arsye qeveria po mendon rinovimin e te gjithe sistemit

Shpejtesia e pabesueshme e perhapjes se flakeve i la vetem pak minuta kohe mijera njerezve qe te shpetonin.

Nje sistem paralajmerimi do te kishte bere pune dhe do te shpetonte shume jete te tjera nga 181 viktimat e fundjaves.
Hetimet rreth ngjarjeve vazhdojne nderkohe qe tashme dihet me siguri se dy prej zjarreve jane vene qellimisht.

Kryeministri ka njoftuar edhe shpalljen e nje dite zie ne nderim te viktimave, po ende nuk eshte caktuar nje date.

Top Channel