Banoret serbe te fshatit Grabovc te Zvecanit nuk kane pranuar vendosjen e nje qendre nga paqeruajtesit e KFOR-it, ne te cilen qytetaret do te mund te aplikonin per anetaresim ne Forcen e Sigurise se Kosoves.

Kryetari i komunes se Zvecanit, Dragisha Millovic ka thene se perpjekjet e sotme te KFOR-it jane ne kundershtim me rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit.

“Populli yne e ka thene qetesisht dhe ne menyre demokratike se nuk deshiron te marre pjese ne formimin e strukturave te tilla, te cilat ne radhe te pare jane kunder ne serbeve”, ka deklaruar Millovic.

Ndersa Adriano Graciani, zedhenes i KFOR-it, ka bere te ditur se tubimi i serbeve ka qene paqesor dhe se ekipi per rekrutim ne FSK ka qendruar ne fshatin Grabovc dhe eshte larguar prej andej sipasi planit.

Top Channel