Lideret kosovare kane kerkuar qe qytetaret serbe ne veri, te mos kercenojne me destabilizim te situates.  
Komentet pasojne paralajmerimet e perfaqesuesve serbe per djegie te pikave doganore ne kufirin Kosove-Serbi.

Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaci dhe ministri i Jashtem Hyseni u takuan sot me ministrin e Jashtem dhe  te Emigracionit te Luksemburgut, Nikolas Shmit.

“Po te shihej vullneti i serbeve te veriut te Kosoves, do te digjej krejt Kosova”, ka deklaruar Sejdiu. Ai i cilesoi keto vendime si te paparsyeshme dhe u beri thirrje te gjithe qytetareve serbe, qe te jene pjese e stabilitetit ne Kosove.

Top Channel