Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic e ka vleresuar si te suksesshme punen e diplomacise serbe ne kontrastimin e pavaresise se Kosoves.

Duke raportuar per punen 6 mujore te dikasterit te tij, Jeremic ka cilesuar si “te suksesshem” faktin se Kosova eshte njohur vetem nga 54 nga 192 shtete.

Gjithashtu, Jeremic ka vleresuar edhe miratimin e planit 6 pikesh te Kombeve te Bashkuara, qe siguron pranine nderkombetare ne Kosove.

Me tej shefi i diplomacise serbe ka vleresuar edhe miratimin nga OKB te nismes se Beogradit per ta cuar ceshtjen e pavaresise ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise.

Top Channel