Perfaqesuesi i misionit civil ne Kosove, Piter Feith ka akuzuar qeverine dhe institucionet e Prishtines se nuk po bejne aq sa duhet per te afruar pakicat.

“Qeveria e Kosoves ka probleme me transparencen, standartet demokratike dhe mbajtjen e pergjegjesive”, ka deklaruar Feith.

Gjate nje raportimi para komisionit te jashtem te Parlamentit Evropian, Feith ka cilesuar si “te brishte” situaten politike ne Kosove, ne vecanti ne veri dhe i ka bere thirrje Beogradit qe te jete me bashkepunues me misionin EULEX.

“Nje mbeshtetje me e madhe dhe me cilesore nga Beogradi per punen e misionit evropian ne terren eshte kyce”, ka pohuar Feith.

Top Channel