Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar ne nje interviste per agjencine e lajmeve “Reuters”, se qeveria pro-perendimore e Serbise ne raport me Kosoven eshte po aq e keqe sa dhe Milloshevici.

“Ne raport me Kosoven, Beogradi i sotem nuk ka ndryshuar asgje nga Milloshevici. Duke u perpjekur qe ta demtoje integritetin e Kosoves, Serbia po ndjek mentalitetin e Milloshevicit”, ka pohuar Thaci.

Sipas tij, Serbia nuk mund te ndjeke dy paralele, nga njera ane te perpiqet te behet shtet perendimor dhe nga ana tjeter te kercenoje sovranitetin e nje shteti tjeter.

“Fytyra e Serbise ne Kosove eshte genocidi. Serbia erdhi ketu para nje shekulli me dhune, mbeti ketu me dhune dhe e la Kosoven duke kryer genocid”, ka theksuar Thaci.

Lidhur me tendencat e Beogradit per bisedime te mundshme me Prishtinen, kryeministri ka deklaruar se Serbia nuk ka te drejte te interesohet per zhvillimet ne Kosove.

Top Channel