Shtohen siperfaqet e akullta te planetit

10/02/2009 20:05

Ne muajin janar, siperfaqet e akullta ne Arktik jane shtuar ne krahasim me nje vit me pare, por kjo nuk mjafton per te zevendesuar siperfaqet e medha te shkrira gjate 30 viteve te fundit.

Sipas “National Snow and Ice Data Center” qe monitoron situaten, pjeset e akullta te Tokes jane shtuar dhe ky eshte nje lajm i mire duke pare shkrijen e shpejte qe kane pesuar disa nga zonat me te ftohta te planetit. Kjo hipoteze hedh poshte studimin e para pak muajve, ku disa shkencetare deklaruan se akujt kishin shkuar ne nivelin e vitit 1979.

Keqekuptimi i interpretimit te te dhenave erdhi si pasoje e pamjeve satalitore ne Detin Arktik, ku disa pjese ishin mbuluar nga akulli, por ky fenomen eshte i perkohshem, pasi me afrimin e pranveres, deti do rifitoje gjendjen fillestare.

Llogaritjet thone se ne muajin janar, siperfaqet e ngrita te planetit jane 14.08 km katrore, rreth 310 km katrore me shume se janari i vitit 2008. Kjo shifer eshte gati e pakonsiderueshme, duke pare te dhenat e rreth 30 viteve me pare, ku siperfaqet e ngrira ishin shume here me te medha. 

Top Channel