Mbi 3000 protestues serbe jane mbledhur ne sheshin “Shumadija” te veriut te Mitrovices per te kundershtuar rivendosjen e pikave doganore ne veri te qytetit, si dhe krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves.

Sic njofton policia e rajonit te Mitrovices protestuesit nga vendi i tubimit kane marshuar drejt rruges “Mbreti Peter”, ne drejtim te gjykatave te qarkut dhe asaj komunale ne veri te Mitrovices.

Protesta eshte percjelle nga fjalime nacionaliste te politikaneve serbe kunder rivendosjes se pikave doganore nga misioni EULEX, nderkaq protestuesit ne duar mbanin pankarta me mbishkrime qe kundershtonin krijimin e forces se sigurise se Kosoves.

Megjithe insistimin e gazetareve, kryeministri i Kosoves Hashim Thaci nuk i komentoi zhvillimet e fundit ne pjesen veriore te Kosoves.

Top Channel