Presidenti maqedonas Branko Cervenkovski, duke folur per ceshtjen e emrit nga Sofia ku ndodhet ne kuader te nje vizite zyrtare, ka deklaruar se zgjidhja e kontestit varet edhe nga Greqia.

“Kontesti per emrin eshte pengesa kryesore per hyrjen e vendit ne NATO dhe BE. Nese deshiron te behet anetare e strukturave evropiane, Maqedonia logjikisht duhet te arrije nje kompromis me Greqine, por nje gje e tille varet edhe nga Greqia”, ka pohuar Cervenkovski.

Ai ka shtuar se Maqedonia eshte e gatshme te kerkoje zgjidhje, por jo te duroje diktatin e Greqise.

Top Channel