CERN: Eksperimenti rifillon ne shtator

10/02/2009 19:45

Pershpejtuesi i protoneve, projekti me i madh shkencor per te vertetuar krijimin e universit, do vihet ne pune gjate muajit shtator.

Lajmi behet i ditur nga burime zyrtare te CERN-it ne Zvicer, sipas te cilave edhe gjate periudhes se Krishtlindjeve eshte parashikuar nje ndalese e vogel. Te gjithe shkencetaret do shijojne frytet e punes se tyre vetem ne vitin 2010, pasi te jene studiuar me kujdes te dhenat e ketij eksperimenti qe ka kushtuar miliarda dollare dhe ka ngjallur kritika te medha.

Pershpejtuesi i protoneve e nderpreu aktivitetin ne muajin shtator te vitit 2008 per shkak te nje demtimi te rende. Sipas teknikeve, tashme jane instaluar sisteme te reja sigurie qe do te paraprijne cdo lloj defekti si ai qe shkaktoi nderprerjen e punes vetem 10 dite pasi nisi eksperimenti.

Ky projekt synon te zbardhe perfundimisht hipotezen e krijimit te universit me fillese nga shperthimi i madh Big Beng. Shume shkencetare me emer ne bote e kane kundershtuar kete ide, por kunder ka dale edhe Vatikani.

 

Top Channel