OSBE: Policia, neutrale gjate zgjedhjeve ne Maqedoni

09/02/2009 10:45

OSBE i terheq vemendjen policise maqedonase per rolin e saj gjate procesit zgjedhor.

Ambasadori i kesaj organizate ne Shkup, Jose Luis Herrero ka kerkuar nga pjesetaret e policise te tregohen transparente dhe neutrale gjate fushates dhe dites se zgjedhjeve. OSBE ka nisur nje fushate per informimin e opinionit per reformat qe synojne te bejne punen e policise ne perputhje me standardet nderkombetare.

Nderkaq, ministria e Brendshme ne Shkup ka pergatitur plan operativ per sigurimin e zgjedhjeve presidenciale dhe vendore te 22 marsit, ku jane angazhuar edhe perfaqesues te policive te bashkesise nderkombetare.

Top Channel