Kriza, “Starbucks” ul cmimet e mengjeseve

09/02/2009 17:30

Rrjeti i famshem i kafeneve “Starbucks” eshte hedhur ne kundersulm ndaj krizes ekonomike, duke zgjedhur qe te beje ulje cmimi per mengjeset me kafe dhe briosh.

Behet fjale per levizjen e pare te nje fushate agresive te kesaj kompanie, qe do te tregoje se produktet e saj nuk jane edhe aq te shtrenjta.

“Starbucks” e mbylli tremujorin e fundit me nje renie te shitjeve prej 6% dhe fitime te pergjysmuara, perkatesisht 64.3 milione dollare kunder 200 milioneve te se njejtes periudhe te nje viti me pare. Gjithashtu, ajo do te mbylle edhe 300 pika shitjeje.

Top Channel