Gaza, armepushimi, ndoshta javen e ardhshme

09/02/2009 16:05

Mund te arrihet javen e ardhshme marreveshja mes Izraelit dhe levizjes Hamas, per nje armepushim prej 18 muajsh ne Rripin e Gazes.

Lajmin e ka bere te ditur presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ne perfundim te nje takimi te zhvilluar me homologun francez Nicolas Sarkozy ne Paris.

Presidenti egjiptian do te vazhdoje turin e tij zyrtar ne Evrope dhe neser pasdite do te takohet ne Rome me kryeministrin italian Silvio Berlusconi.

Top Channel