Ish-ministri i Jashtem serb, Vuk Drashkovic ka deklaruar se Serbia duhet te ndertoje marredhenie te mira me SHBA dhe per kete ai ka sugjeruar modelin e shqiptareve.

Duke shprehur shqetesimin per marredheniet e vendit te tij me Ameriken, Drashkovic i ka bere referim Mengjesit te Lutjeve ne Uashington, ku sekretarja e Shtetit Hillary Clinton ishte ulur ne nje tryeze me kryeministrin shqiptar Sali Berisha.

“Jam i shqetesuar per marredheniet e Beogradit me Uashingtonin. Megjithate, SHBA jane nje shtet serioz dhe mendoj se asgje nuk do te ndryshoje ndaj Serbise dhe Ballkanit”, ka pohuar ish-shefi i diplomacise serbe.

Ai ka shprehur gjithashtu shqetesimin per qendrimin e Serbise ndaj anetaresimit ne NATO, pasi sipas tij zyrtaret serbe kane filluar te flasin kunder kesaj perspektive.

Top Channel