Afganet nuk besojne se jeta u eshte permiresuar

09/02/2009 12:30

Afganet nuk kane me besim tek rruga qe do te marre vendi, krahasur me kater vjet me pare dhe mendojne se jeta e tyre nuk eshte permiresuar.

Rezultatet jane publikuar nga nje sondazh i BBC/ABC/ARD. Mbeshtetja per qeverine e Kabulit dhe per pranine e trupave te huaja vazhdon te jete e forte, po ka pesuar renie ne krahasim me sondazhet e meparshme. Njerezit vazhdojne te te shprehen kunder talebaneve, duke i cilesuar ata si kercenimin me te madh te vendit.

1500 njerez nga 34 provinca u pyeten nga organizatoret e sondazhit. Shqetesim ishte edhe rritja e ndikimit te talebaneve ne Helmand. Sondazhi, i katerti qe nga viti 2005, jep nje pamje te zymte, pasi njerezit po humbasin durimin dhe besimin, pavaresisht parave te shpenzuara per permiresimin e gjendjes ne vend.   

Top Channel