Vriten shtate police ne Pakistan

07/02/2009 08:45

Shtate police pakistaneze gjeten vdekjen ne nje sulm ne lindje te vendit. Nje autobombe shpertheu ne nje pike kontrolli ne Punjab, ku ndodheshin viktimat.

Sipas shefit te policise lokale sulmi mund te jete veper e talebaneve, por deri tani askush nuk e ka marre persiper. Banoret e zones thane se kishin degjuar goditje me arme zjarri dhe nje shperthim ne ndertesen ku ndodhej pika e kontrollit.

Vetem dy dite me pare nga shperthimi i nje bombe po ne Punjab mbeten te vrare 33 persona. 

 

Top Channel