SHBA, Senati bie dakord per planin antikrize

07/02/2009 01:20

Demokratet dhe republikanet kane rene dakord per planin e rimekembjes se ekonomise te propozuar nga presidenti amerikan Barak Obama.

Lajmin e ka bere te ditur rrjeti amerikan CNN. Por senati eshte i gatshem te votoje nje pakete prej 780 miliarde dollaresh dhe jo prej 900 miliardesh, sic ishte parashikuar ne planin fillestar.

Kompromisi lidhur me paketen masive te stimulimit te ekonomise amerikane, arrinet ndersa numri i te papuneve vazhdon te rritet. Udheheqesi i shumices ne Senat, Harri Rid, tha se shpreson qe paketa te miratohet brenda diteve te ardhshme.

Ligjvenesit thane se ne saje te ndryshimeve, u arrit mbeshtetja e paketes nga nje numer i vogel senatoresh republikane te moderuar, qe nevojitej per miratimin e paketes. Shume republikane u ankuan se paketa ne formen fillestare kishte shume shpenzime dhe shume pak shkurtime taksash. Udheheqesit republikane e denuan kompromisin.

Presidenti Obama i beri thirrje dje Senatit ta miratonte paketen e stimujve, duke thene se vonimi i saj, do te ishte“i pafalshem dhe mungese pergjegjesie, ne nje kohe qe miliona amerikane vazhdojne te humbasin vendet e punes.

 

Top Channel