Sejdiu: Kosova meriton te njihet nga me shume shtete

07/02/2009 11:55

Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar nga Gjermania se Kosova e meriton te njihet nga me shume shtete.

Sejdiu mbajti nje fjalim perpara 350 politikaneve, ushtarakeve dhe eksperteve, pjesemarres ne Konferencen e Sigurise ne Mynih. Kreu i shtetit vleresoi arritjet e Kosoves dhe kushtetuten me parimet e planit te Ahtisaarit.

Pak dite para pervjetorit te pare te shpalljes se pavaresise, Sejdiu tha se pret qe te kete njohje te tjera. “E kemi merituar, sepse pavaresisht dyshimeve te shume vendeve te tjera kemi treguar veten qe jemi ne gjendje te mbajme shtet”, u shpreh presidenti.

Top Channel