Kuvendi i Kosoves, publikohet performanca e deputeteve

07/02/2009 18:40

Krahas monitorimit te punes se Kuvendit, Instituti Demokratik i Kosoves publikoi emrat e deputeteve aktive dhe joaktive ne Kuvendin e Kosoves ne 6-mujorin e dyte te vitit 2008.

Keshtu, kryeministri Hashim Thaci kryeson ne listen e deputeteve qe nuk kane shenuar asnje performance per kete periudhe, per t’u pasuar nga deputetet te cilet ne te njejten kohe ushtrojne detyrem ne dy apo tri poste, si ne degen legjislative po ashtu edhe ne ate ekzekutive.

Analisiti i ketij projekti, Driton Selmanaj, thote se ka verejtur ngritje te nivelit te mbikeqyrjes se qeverise nga ana e Kuvendit te Republikes se Kosoves. Nderkaq, duke folur per problemet qe e kane percjelle punen e Kuvendit, Selmanaj permendi transparencen e Kuvendit si nje mangesi per kete 6-mujor.

Ne kete kuader, Instituti Demokratik i Kosoves i beri disa rekomandime, ne menyre qe qytetaret e Kosoves te mos merziten me punen e atyre qe ata vet i kane zgjedhur. Ne menyre qe te jete sa me transparent me elektoratin, Kuvendi duhet t’i beje publike rezultatet e votimit elektronik te deputeteve.
 

Top Channel