Binjaket i shpetojne varjes, nuk gjendet dot fajtori

07/02/2009 09:25

Te qenurit binjak identik me te vellane, e ka shpetuar nga varja njerin prej dy binjakeve malajziane, qe akuzohej per trafik droge.

 

Nje gjykate vendase deshtoi ne marrjen e nje vendimi se cili nga vellezerit do te denohej dhe i shpalli te dy te pafajshem. Sipas nje gjykateseje ne kryeqytetin Kuala Lumpur, rasti ishte unik dhe ajo nuk mund te conte ne varje personin e gabuar.

Ne vitin 2003 policia arrestoi njerin nga vellezerit, pasi iu gjeten ne shtepi 166 kg kanabis dhe 2 kg opium. Me pas arriti binjaku i tij, qe u arrestua. As policet dhe as nje analize ADN-je nuk arriti te provonte se cili ishte i akuzuari.

Ne Malajzi te akuzuarit per trafik droge ekzekutohen.

 

Top Channel