Afganistan, vajzat prone e prinderve dhe burrit

07/02/2009 14:30

Vrasesja e vogel Leilah, buzeqesh, ndersa nje tjeter e denuar pak me e rritur Fatemah skuqet dhe eshte shume e ndrojtur.

Fshihet Guldastan, e cila per pak jave ka humbur nenen, babane, tre motrat, ndoshta edhe te ardhmen.

Ka pare te atin ndersa vriste te emen, sepse dyshonte se e shoqja e tradhtonte; me pas ka pare te atin te vritej nga vellai i nenes, ne mbrojtje te nderit te familjes dhe me pas ajo vete eshte bere vrasese e xhaxhait te saj, i cili e kishte adoptuar bashke me tre motrat e saj. E qelloi ne gjume, pasi me pare ai e kishte perdhunuar. Guldestan eshte ne burg tani, ndersa motrat e saj, prej 3 deri ne 11 vjec ndodhen ne jetimore.

Pjesa me e madhe e te denuarve ne burgun e te miturave te Herat ne Afganistan kane ardhur ne kete vend pasi nuk kane respektuar ligjin tribal dhe traditen.

Jane vajza ne arrati nga martesa te forcuara me burra te panjohur, te vjeter ne moshe, te dhunshem ose te martuar me shume gra te tjera.

Baballaret e ketyre vajzave jane paguar nga 5-6 mije dollare ose iu jane dhene tre tapete, tete dhi apo dy pale kepuce, ne kembim te te bijave.

Behet fjale per vajza 13-14 vjec, te cilat jane gjendur para vendimit te familjes per t’u martuar, sepse ne dere u ka ardhur mullahu me fustan te ri ne duar qe e kerkon ta marre.

Nje prej punonjeseve te nje Organizate Jo Qeveritare tregon se familja vendos per te bijen ne sekret te plote dhe befas vajzat ndodhen perpara faktit se jane te fejuara dhe nuk mund te thone me “jo”.

Nese nje vajze kryen raporte paramartesore denohet nga 3 muaj deri ne nje vit burg.Por me e keqja per kete qenie vjen pas burgut, pasi familjet nuk i pranojne me per te ruajtur nderin.

Shpesh keto vajza nuk kane me ndihmen e familjes, nuk mund te punojne me, nuk mund te marrin nje shtepi me qira, apo te jetojne vetem. Keshtu qe rebelimi i tyre per dashuri apo liri, i kthen ato ne prostituta.

Me mire te vdesesh!

E mendojne shume vajza te reja ne Afganistan. Ne Kabul, kryeqytetin e ketij vendi te prapambetur, vajza te fejuara apo te sapomartuara vendosin te vetevriten, duke shenuar nje ritem prej nje rasti ne dy-tre jave, ndersa per te gjithe vendin perllogaritet nje vetevrasje ne dite.

Corriere

Top Channel