Presidenti Fatmir Sejdiu ka deklaruar se pavaresia e Kosoves e ka stabilizuar rajonin. Deklarata eshte bere per te perditshmen gjermane “Suedeutsche Zeitung”.

Kreu i shtetit shprehet optimist se Kosova do te njihet nga pese shtetet brenda BE-se, qe nuk e kane njohur ende dhe nga vendet e tjera te botes. Sipas Sejdiut, hezitimi i disa shteteve arabe per njohjen e pavaresise  lidhet me ndikimin e Moskes.

E ndersa Sejdiu eshte optimist, Spanja serish ka refuzuar njohjen e Kosoves. Ministri i Jashtem spanjoll, Miguel Angel Moratinos, ka refuzuar thirrjen e Parlamentit Evropian qe pavaresia e Kosoves te njihet nga gjitha vendet e BE-se.

“Ne respektojme te gjitha rezolutat e Parlamentit Evropian, por qeverite kane opinionet e tyre” tha Moratinos. Ai shtoi se shumica e vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves.

Top Channel