Maqedonise vazhdojne t’i vijne apele nga nderkombetaret per nje proces te rregullt gjate zgjedhjeve presidenciale dhe lokale te 22 marsit.

Kete here ka qene radha e komisionerit evropian per Zgjerimin, Oli Rehn. “Zgjedhjet e ardhshme do te jene nje test i rendesishem per vleresimin e demokracise ne vend”, ka deklaruar Rehn.

Zyrtari i larte evropian i ka kushtuar rendesi edhe kontestit te emrit mes Maqedonise dhe Greqise, duke kerkuar zgjidhjen sa me shpejt te tij.

“Nderkohe qe do te percaktohet data per fillimin e negociatave, eshte e nevojshme te zgjidhet edhe kontesti per emrin”, ka nenvizuar Rehn.

Keto komente ai i beri gjate nje pershkrimi per procesin e zgjerimit te BE-se, proces qe sic theksoi Rehn eshte i fokusuar ne vendet e Ballkanit perendimor dhe tek Turqia.

Top Channel