Putin-Barroso, replika per te drejtat e njeriut

06/02/2009 19:00

Eshte kthyer ne nje shkembim te turpshem akuzash mbi te drejtat e njeriut ai qe parashikohej si takimi qe do te shkrinte akullin mes Rusise dhe BE-se.

Pas tensioneve per luften ne Gjeorgji dhe krizen e gazit, presidenti i Komisionit Evropian, Barroso dhe kryeministri rus Putin kane shkembyer replika per lirite dhe te drejtat e njeriut.

Barroso iu eshte referuar vrasjeve te disa gazetareve dhe mbrojtesve te te drejtave te njeriut ne Rusi, ndersa Putin, i inatosur, i ka bere thirrje Evropes qe te merret me pare me problemet e veta ne kete drejtim.

Top Channel