Partite opozitare nuk terhiqen nga kerkesa e tyre per mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale brenda vitit 2009.

“Zgjedhjet duhet te mbahen si rezultat i marreveshjes se perbashket mes koalicionit qeverises dhe partive opozitare, bazuar ne dokumentin e Ahtisarit dhe Kushtetuten e Kosoves”, thane perfaqesuesit e ketyre partive politike.

Tryeza e sotme u iniciua nga kreu i LDD-se, Nexhat Daci, nderkohe pjesemarresit vendosen qe te mbajne takime te shpeshta per te ndermarre hapa te koordinuara per te ardhmen.

Top Channel