Maqedoni, 300 vezhgues per zgjedhjet e 22 marsit

06/02/2009 17:15

300 vezhgues te OSBE-se do te ndjekin zgjedhjet presidenciale dhe ato lokale qe do te zhvillohen me 22 mars ne Maqedoni.

Lajmin e ka bere te ditur shefi i OSBE-se ne Shkup, Jose Luis Herrero i cili ka deklaruar se organizata dhe institucionet maqedonase do te bejne gjithcka qe zgjedhjet te jene demokratike.

Lidhur me zgjedhjet ka reaguar edhe ministrja e Brendshme Gordana Jankulovska, e cila ka nenvizuar se MPB po merr te gjitha masat e nevojshme.

Megjithate, ajo ka theksuar se rolin kyc e kane partite politike, te cilave u ka bere thirrje qe te ftojne elektoratin e tyre qe te tregoje maturi.

Top Channel