Qeveria e Kosoves, ne mbledhjen e sotme te saj miratoi nje vendim qe parashikon ngritjen e Keshillit Kombetar te Sigurise gjate javes se ardhshme.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave gjate mbledhjes eshte miratuar edhe nje plan qe do te ndihmoje ne zhvillimin e fushave te ndryshme.

“Behet fjale per nje dokument qe do te jete pike orientimi per te gjithe punonjesit e shtetit dhe qe do te ndihmoje ne arritjen e objektivave te qeverise per permiresimin dhe zhvillimin e sektoreve te ndryshem te shoqerise”, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaci.

Nder te tjera Thaci ka falenderuar Parlamentin Evropian per miratimin e rezolutes se Kosoves, e cila sipas tij perben nje mbeshtetje per Kosoven dhe aspiratat e saj integruese.

Top Channel