Ivanovic: Bisedimet me Kosoven, ne nivel ekspertesh

06/02/2009 15:10

Lideri i listes serbe per Kosoven, Oliver Ivanovic ka deklaruar se autoritetet serbe me lideret shqiptare te Kosoves mund te bisedojne ne menyre indirekte.

Sipas tij, Beogradi mund te diskutoje me Prishtinen ne nivel ekspertesh, por kurresesi direkt me lideret kosovare.

“Bisedimet politike me perfaqesuesit e shtetit te pavarur te Kosoves nuk jane reale”, ka pohuar Ivanovic.

Pak dite me pare edhe ministri i Jashtem serb Vuk Jeremic deklaroi se per ceshtjet teknike Beogradi mund te bisedoje vetem me UNMIK, ndersa me autoritetet shqiptare vetem per statusin.

Top Channel