Guantanamo, Mynihu gati te prese 17 ujgure

06/02/2009 21:50

Autoritetet gjermane te qytetit te Mynihut kane ofruar gatishmerine e tyre per te pritur 17 ujgure te cilet ndodheshin ne burgun famekeq te Guantanamos ne Kube.

Te gjithe ata jane liruar nga akuzat per terrorizem, por Uashingtoni refuzon t’i riatdhesoje ne Kine nga frika se mund te perndiqen.

Pekini ka kerkuar kthimin e tyre me arsyetimin se ata kerkohen per aktivitete te lidhura me terrorizem ne Kine. Mynihu do te jete shtepia e komunitetit me te madh te Ujgureve etnike jashte Kines.

Top Channel