Perfaqesuesi Civil Nderkombetar, Piter Feith ka pershendetur emerimin e Bashkim Smakajt ne postin e drejtorit te Agjencise Kosovare te Inteligjences.

“Ky eshte nje hap tjeter i rendesishem ne konsolidimin e institucioneve te Republikes se Kosoves. Emerimi vjen ne frymen e zotimeve qe ka marre Kosova ne baze te propozimit gjitheperfshires per zgjidhjen e statusit te Kosoves”, ka thene Feith ne nje prononcim per media.

“E pergezoj Smakaj per emerimin e tij. Ai merr persiper pergjegjesi te rendesishme, si ndertimin e nje agjencie jopolitike dhe shumetnike”, tha Feith.

Top Channel