Eluana, perplasje me Berlusconit dhe Napolitanos

06/02/2009 22:20

Presidenti italian, Giorgio Napolitano ka autorizuar paraqitjen ne Dhomen e Deputeteve te projektligjit qe lejon ushqimin dhe hidratimin e subjekteve qe nuk jane ne gjendje te kujdesen per veten e tyre.

Megjithate ai kishte refuzuar me pare te firmoste dekretin e prezantuar nga qeveria “Berlusconi” ne lidhje me kete ceshtje duke e konsideruar si “jokushtetues”.

Kryeministri italian ne pranine e disa ministrave te tjere firmosi ne nje seance te jashtezakonshme nje projektligj duke u nisur nga rasti i 37 vjecares Eluana Englaro.

Tashme pritet aprovimi i tij ne Senat ne menyre qe ligji te hyje ne fuqi.

Nepermjet ketij akti synohet te pezullohet procesi i euthanazise se Englaros e cila gjendet prej 17 vjetesh eshte ne gjendje kome pas nje aksidenti automoblistik.

37 vjecarja tashme ndodhet ne nje klinike ne Udine ne te cilen ishte vendosur me vendim gjykate qe te behej dhe shkeputja e saj nga aparaturat qe e mbajne gjalle prej disa vitesh ne gjendje vegjetative.

Top Channel